Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po bën çdo përpjekje për të vënë nën kontroll sistemin e ri të drejtësisë, duke kapur institucionet. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se së fundmi Rama po tenton të kapë edhe Kryeprokurorin. Ndërsa akuzoi qeverinë se nuk jep asnjë garanci për të luftuar krimin dhe drogën, Alibeaj tha se zgjidhja e vetme është qeveria antimafia dhe largimi një orë e më parë i Edi Ramës.

“Kjo qeveri nuk jep garanci se do të luftojë krimin. Përfshirja e policisë me trafikun e drogës tregon se nuk ka shpresë.  Saimir Tahiri i zhytur në vorbullën kriminale. Ai po bën vetë policin, prokurorin dhe Gjykatësin. Ky potencial nuk mund të luftohet nga Edi Rama. Sot duhet krijuar një qeveri antimafja. Duke filluar nga largimi një orë e më parë Edi Rama”, deklaron Alibeaj.

Në vijim, ligjvënësi demokrat tha se në rastin e fundit, atë të 2.5 tonë kanabis të dala nga porti i Durrësit, ishin të përfshirë 3 policë, dy të Durrësit dhe 1 i Fierit.

“PD e ka denoncuar prej 4 vitesh kriminalizimin e policisë. Kjo qeveri nuk jep asnjë garanci se krimi të mund të luftohet. Nuk ka si të ndodh dhe as të shpresohet se mund të ndodhë, pasi Rama është ideator, arkitekt dhe ekzekutor i këtij krimi makabër për të kriminalizuar policinë.

Nuk mund të japë asnjë garanci, kur vetë vëllai i Xhafajt është i hetuar, i proçeduar, i dënuar nga të gjitha shkallët e gjykimet në Itali për trafik lëndësh narkotike heroine dhe kokaine. Siç shpresohet për luftë ndaj krimit, kur ish-ministrit Tahiri, i zhytur në këtë vorbull u mor në mbrojte nga Rama.

E nuk a se si të ketë shpresë që shteti të luftojë krimin ,kur 3 zyrtarë iu krijuan kushtet dhe lehtësisë për t’ju shmangur drejtësisë. Rama po bën çdo përpjekje për të marrë nën kontroll të gjithë organet e drejtësisë, përfshi edhe kryeprokurorin. Ai po bën vet kriminelin, policin, prokurorin. Sot më shumëse kurrë është nevojë imediate krijim i një qeverie antimafia Duke nisur së pari nga largimi një orë e më parë të Edi Ramës”, tha Alibeaj.