Pas akuzave të lëshuara nga udhëhqësia e komunës së Gostivarit dhe grupit të këshilltarëve që nuk janë shumicë në këshillin e komunës, kinse shumica në këshillë është ajo që bën obstruksione dhe bllokon punën. Dua të ju bëj me dije juve dhe të gjithë opinionit publik dhe qytetarëve te Gostivarit, se ato që tentojnë të bllokojnë punë e këshillit dhe bëjnë obsdruksione janë këshilltarët e kualicionit (VMRO, Aleanc dhe Besa).

Dëshiroj të informoj opinionin publik se kordinimi i këshilltarëve te (VMRO-së Aleancë dhe të Beses),është perfekt. Obsdruksionet dhe pengesat i bënin bashkë duke vepruar tamam si një grup këshilltarësh të një partie. Vërtet më vjen cudi se si mundet të ekziston një bashkpunim apo nji kordinim i tillë, kur të gjithë jemi dëshmitar se VMRO i bojkoton këshillet komunale në të gjitha komunat vetëm ne Gostivar jo. Ndoshta bëhet fjalë për pazare dhe borxhe që i ka udhëheqësia e komunës kësaj partie politike, pasi ajo i ndihmojë në zgjedhje. Mirpo koha kurr Maqedonia dhe Gostivari ishin peng të VMRO-së ka mbaruar.

Kurr VMRO-ja po fundoset nga të gjitha anët nuk mundet të ringjallet në Gostivar. Sidoqoft, edhe një herë u vërtetua se shumica në këshillin e komunës së Gostivarit janë BDI RDK dhe LSDM. Edhe pse kryetari aktual i komunës së Gostivarit nuk ka shumicën e këshillit nuk do të thotë që ne si shumicë do ta pengojmë punën e kryetarit dhe funksionimin e komunës, sepse ne jemi zgjedhur për të tejkaluar problemet dhe jo ti krijojmë ato. Shumica në këshillin e komunës është ketu për të bërë më të mirën për qytetin dhe qytetarët.Andaj ju bëj thirje këshilltarve të (VMRO-se dhe Aleancës) dhe kryetarit të komunës që dështimet dhe problemet qe vet i krijon të mos i adresoj te shumica e këshillit.

Enis Elezi këshilltar i RDK-së në komunën e Gostivarit