Eminem nxjerr në pah keqardhjen për vajzën e tij Hailie Jade Scott, dhe gjithashtu këndon për nënë e tij dhe ish të dashurën e tij Kim Scott, në albumin e ri “Revival”.

Hailie, e cila do të mbushë 22 vjet në ditën e Krishtlindjeve, është fëmija i vetëm i reperit me Kim. “Castle” i është dedikuar krejtësisht asaj. Eminem kujton se si ndjehej kur u bë baba.

Ai gjithashtu këndon për marrëdhënien e tij të trazuar me nënën e tij e Hailie, dhe lë të kuptohet se Revival mund të jetë albumi i tij i fundit.