Hiti “Perfect” i Ed Sheeran, mbetet në krye të listës së këngëve më të dëgjuara për Krishtlindje, megjithatë Eminem është duke u ngritur shpejtë.

Reperi ka arritur të vendoset në vendin e dytë të listës gjatë mesit të javës, me këngën e tij “River”, këngë kjo që flet për një lidhje toksike.

Sipas listës zyrtare Sheeran ende është duke kryesuar me shitje përderisa Eminem dëgjohet më shumë online.

Cila do të jetë kënga e parë për Krishtlindje të këtij viti, mbetet të shihet.