Modelja Emina Cunmulaj duket se ka vendosur të relaksohet dhe të shijojë shtatzëninë e saj duke shijuar disa ditë në plazh.

Gjatë pasdites së sotme ajo ka publikuar foton më të bukur ku shfaqet me bikini dhe tregon barkun e rrumbullakosur.

Gjithashtu në kurriz modelja ka vajzën e saj më të madhe Ella Faria. “Një në barkun tim dhe një kurriz, jeta është e bukur,”-ka shkruar Emina krahas fotos së publikuar në rrjete sociale.

Nuk dihet akoma cila është gjinia e fëmijës së dytë që Emina është duke pritur.