Tashmë është nëna e një vajze, e po e pret edhe fëmijën e saj të dytë.

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka disa muaj shtatzëni dhe që tani ka filluar t’i provokojë ndjekësit e saj në rrjete sociale, për gjininë e bebes.

Ajo ka publikuar në Instagram një sondazh, duke pyetur ata nëse modelja do lindë djalë apo vajzë.

Me siguri se ajo deri më tani e ka kuptuar gjininë e bebes, megjithatë po e mbanë të fshehur sikurse bëri me shtatzëninë, pasi lajmin e dha vetëm pasi barku kishte filluar t’i dilte në pah.

Gjithsesi, në sondashin e Eminës, numri më i madh i votave është mbledhur tek opsioni djalë!

Image