Elite Daily ka realizuar një intervistë të gjatë me këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora për të folur për më shumë detaje rreth albumit të saj të ri.

‘’Dëgjoni e mbani vesh, po ua them tani, 2018-ta do të jetë viti i Rita Orës’’, kështu e nis artikullin për këngëtaren e famshëm gazetarja duke evidentuar që në fillim disa nga arritjet e saj më të mira të Ritës.

Në mars të vitit që vjen ajo do të publikojë albumin e saj, ndërsa në maj do të nis një tur të përbotshëm . Rita ende nuk i ka gjetur një emër albumit, por tregon se këngët janë në harmoni me një njëra-tjetrën, kanë brenda muzikalitet, frymë, por edhe fabul mjaft interesante.

Image