Nga Skënder MULLIQI

  Nuk është  aspak lajm më, nese themi së kjo elitë politike janë hajna , së janë matrapazë, së janë diletantë …! Nga përspektiva e atyre të cilët dalin në votime në çdo katër vite apo edhe në zgjedhje te parakohshme , ateherë zgjedhja e tyre ka mbetur “së më çfarë llojë të revolës do të vetëvritën”, në emer të asaj që quhet “popull”, përkatësisht në diskursin e gjerë –në dhënjën e legjitimitetit të formacionit të caktuar politik si alibi së nuk kan zgjedhje më të mirë?! Ky më duket mua është konstatimi më i mirë e gjendjës në të cilën gjindemi sot si votues dhe në përgjithësi si popull.Kemi “vendosur” që në emer te demokracisë ti zgjedhim saboterët e  demokracisë.Zgjedhjet   na janë shëndrruar në një rutinë te zakonshme thua së po shkojmë në ahengje .Kjo logjikë e keqe është duke na u kthyer gjithnjë e më shumë në bumerang.Është duke na kushtuar më gjithëqka që jetën e bënë më të mirë. Çdo plebishit të shprehem ashtu të popullit , elitat të cilët u ndrruan në pushtetet e pas luftës e shfrytëzuan për  mrekulli  për ti realizuar qëllimet e veta pushtetare e materjale .Ne emer te demokracisë siguruan pushtet apsolut .Shtrohet pyetja , apo rezulton rënja e një qeverie më humbjën e pushtetit?-kjo po ngerthen në vete përgjigje negative .Edhe nese po përmbyset ndonjë qeveri që I patem në dy raste , nuk po ndodhë që të përbysen edhe ata të cilët I kontribuan një situate të tillë .Pushtetet po ndrrohen , e po mbesin në skenë prap njerëzit e njejtë më ndonjë përjashtim .Kjo është gjëja më rëndë që ka mundur ti ndodhë Kosovës . U keqpërdor demokracia dhe sistemi parlamentar i qeverisjës . Po qeverisin në emer të popullit oligarkia , e cila po na tiranizon ideologjikisht dhe po na grabitë ekonomikisht.Ne këtë hapësirë politike  janë përzier forca  e shtetit dhe forca e pasurimit të pa fund .Këto elita më shumë po duken si copëza të bashkuara të falangave provinciale, të cilët po luajnë mirë  lojëra të tipit  popullist që sa më gjatë të mbeten në pushtet.Këto janë metoda joparimore , janë metoda kushtëzuese , janë metoda  tendencioze e kriminale .Po krijohen aleanca të kapitalit të madh të cilat po mbahen gjallë pa pasur mëshirë nga shumica. Në menyrë të organizuar po plaqkitën  qytetarët jashtë çdo  kodi  dhe rregulli të moralit. Seriozisht janë duke u lëkundur themelet e demokracisë edhe ashtu të brisht.Jemi duke sharruar gjithnjë e më shumë në ujëra të ndyta .Jemi duke përjetuar ditë dhe netë dramatike , por edhe tragjikomike?!Ne këtë hazardi  duket së fashizmi na është më afër së kapitalizmi, e ne nuk jemi duke e bërë  çartë dallimin !