E thamë jo më larg se dje, që Riccardo Cocciante ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Festivalit të RTSH. Nata e parë do të jetë e mbushur me emocione, pasi vetë italiani do të performojë një nga hitet më të dashura për shqitarët, ashtu sikurse do të shfaqet krahë Elhaida Danit për të kënduar një duet me konkurrenten e tij të besuar në “The Voice of Italy”.

Kanë kaluar katër vite që nga koha kur Elhaida ngriti kupën e këtij spektakli, ndërsa sot ka patur një dedikim të veçantë për Cocciante. Nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram, Dani shkruan: “Pas katër vitesh, sërish bashkë në Shqipëri me Maestro Cocciante…Mos humbisni hapjen e Festivalit të Këngës sonte në TVSH/RTSH! Kemi një surprizë për ju!”