Një delegacion i “El Hilal”it, i përbërë nga Behixhudin Shehapi, kryetar, Talat Sadiku, nënkryetar, Ali Sadiku, sekretar, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Fatmir Murtezani, kryetar i degës së Çairit, sot realizuan një takim me kryetarin e ri të Komunës së Çairit, Visar Ganiun.
Duke ia uruar postin, të dy kryetarët, Visar Ganiu dhe Behixhudin Shehapi, theksuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke realizuar projekte që do të shërbejnë për organizimin e aktiviteteve humanitare dhe sociale, të cilat do të kontribuojnë për ngritjen e ndjenjës së solidaritetit në shoqëri.