Sonte në Shkup, Organizata Humanitare “El Hilal” organizoi takimin tradicional të fundvitit “Mbrëmja e falënderimit”, kur për çdo vit, të dymbëdhjetin me radhë, u ndanë bursat për studentë.
Në këtë takim morën pjesë: kryetari i Çairit, Visar Ganiu, kryetari i nderit të “El Hilal”-it Abdurauf Pruthi, drejtori i Institutit “Junus Emre”, Shemsettin Sheker dhe përfaqësues të universiteteve, profesorë, afaristë bamirës si dhe udhëheqës dhe aktivistë të “El Hilal”-it.
Fjalimin e rastit  e mbajti kryetari, Behixhudin Shehapi, i cili tha: “El Hilal”-i ka qenë këtu për studentët për më shumë se një dekadë. Ka qenë krahu dhe nxitja për të bërë rrugën drejt arritjes së zhvillimit intelektual të tyre. Ajo do të jetë me studentët edhe në vitet që pasojnë, jo sepse quhet organizatë joqeveritare humanitare, por sepse ka marrë përgjegjësinë para Zotit para së gjithash, por edhe para anëtarësisë për të qenë pranë nevojtarëve dhe gjithnjë në krye të detyrës”.
Në pjesën artistike të programit mori pjesë aktori Serpin Kerim dhe kuarteti nga Fakulteti I Muzikës së UT-së.  Intrepretimet e tyre e zbukuruan këtë natë edhe më shumë.
Gjithsej 37 studentë sivjet fituan të drejtën të jenë bursistë të “El Hilal”-it. Bursat i dorëzoi Etem Xheladini nga Komisioni për shpërndarjen e bursave të “El Hilal”-it.