Rrahim Pacolli tash po del edhe ekspert i drejtësisë. Po u bën thirrje autoriteteve ligjvënëse që ta lirojnë liderin shpirtëror të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, dhe të tjerët nga burgu. Madje, ai siguron se të njëjtët nuk përbëjnë rrezik që të ikin nga drejtësia. Zyrtari i AKR-së e këshillon gjyqësorin se Kurti dhe të tjerët duhet të mbrohen në liri, derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

I bëj thirrje autoriteteve kompetente që t’i lirojnë Albin Kurtin dhe të gjithë deputetët e tjerë që po mbahen në burgje, sepse ata nuk rrezikojnë të ikin nga Kosova. Ata janë të votuarit e popullit dhe e duan vendin e tyre. Nuk ekziston rreziku që ata t’i ikin drejtësisë.

Më e mira do të ishte, që ata të mbrohen në liri derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë.

Nëse vazhdojnë t’i mbajnë deputetët e opozitës nëpër burgje, nuk i përngjajmë një shteti demokratik dhe properëndimor siç është Kosova dhe që kemi përkrahje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Qëndrimi çdo ditë e më tepër në burgje thellon krizën dhe negociatat pa opozitën është e pamundur të vazhdojnë në Bruksel.

Pozita dhe opozita duhet të jenë të bashkuar dhe t’i mbrojnë interesat e Kosovës me notë maksimale, tash kur kemi përpara liberalizimin e vizave dhe integrimin në BE.

Nëse në këto momente nuk fillon pozita dhe opozita të përfshihen në këto negociata, populli i Kosovës do të shkojë edhe më tej drejtë rënies ekonomike, që qon në varfëri dhe krizë politike. Rr.P