Edi Rama publikoi në orët e mbrëmjes një foto me aktorin e njohur të humorit, Zef Deda, babai i Julian Dedës, një prej kritikëve të Kryeministrit.

Foto është përcjellë në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime po me humor.

Ndër komentuesit ka qenë edhe Julian Deda, i cili ka shkruar “mos u gënjeni nga një foto”. Ndërsa në një tjetër koment po me humor shkruan “unë kam foto me Ramën…, para Zefit”…