Ish-kryeministri Sali Berisha flet për ngjarjet e djeshme në parlament

Duke komentuar atë që ndodhi dje në Parlament, Berisha tha se Rama është një kryehorr dhe se ai urdhëroi Gardën ta ndalonte të fliste në foltore.

Intervista minutë pas minute

Zheji: A është kjo gjuha që duhet të flitet me kryeministrin e Shqipërisë dhe pse gjithë ky tension?

Berisha: Nuk është gjuha që duhet të përdoret me kryeministrin por është gjuha që duhet të përdoret me kryehorrin që e ka emrin Edi Rama. Dje është asgjësuar parlamenti shqiptar për herë të parë në historinë 27 vjeçare. Po marr incidentin me mua. Kërkova në përputhje me rregulloren fjalën për procedurë.

Kryetari i Parlamentit Ruçi notifikoi kërkesën dhe pas folësit do të marrësh fjalën. U ngrita siç më takon në rregullore dhe siç më autorizoi kryetari i parlamentit. Edi Rama i bën një shenjë kryetarit të rojeve dhe rojet e Gardës më bëjnë gardh mua. Ishte pritë. Nuk ndodh në asnjë lloj institucioni të botës. Edi Rama është i sëmurë psiqik. Nuk është atribut i kryeministrit, është i kryehorrit.

Zheji: Nëse themi është i sëmurë dhe kryehorr, biseda mbyllet këtu.

Berisha: Ai konsumon kokainë si ilaç. Ai i qëndron psikozës së Frojdit e tejkaluar tashmë. A mundet një njeri të nxjerrë Gardën. Nuk ka më Parlament këtu.

Dje Edi Rama ekzekutoi Parlamentin me një akt të pastër të diktuar nga kokaina.