Sot në ditën e fundit të vitit, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u ka plotësuar dëshirat dy personave Tek emisioni “E diela shqiptare”, një nënë rrëfeu historinë e vogëlushit të saj, i cili i ishte nënshtruar dhjetra operacioneve pasi që kishte problem me kocka dhe nuk mund të ecte.

Pavarësisht kësaj vogëlushi nuk dorëzohet. Ai vijon mësimet në shkollë dhe është nxënsës shumë i mirë. Por e vështirë për të dhe nënën është transporti deri në shkollë, kështu që vogëlushi Leo nga Babdaimri kishte kërkuar një veturë, shkruan rtv1.tv E tek rubrika “Ka një mesazh për ty”, këtë dëshirë ia realizoi Babadimri, ky ishte me i veçantë. Prapa kostumit të babagjyshit fshihej kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Kryeministri befasoi Leon dhe nënën e tij e gjithë të pranishmit në sallë, ai po ashtu tha se vogëlushi do ta kishte edhe një fizioterapist. Por jo vetëm Leo përfitoi nga Babadimri Edi, ishte edhe një vajzë 26 vjeçare e komunitetit egjiptian e cila është e shkolluar por që nuk i ofrohej një vend pune adekuat vetëm si pastruse. E Rama atë e punësoi si këshilltare të Ministrit të Mirëqenies sociale.