Milani vazhdon të dëshpërojë në Serie A.

Kuqezinjtë janë turpëruar sot në “Bentegodi” nga Verona.

Vendësit fituan me rezultat të thellë, 3:0.

Golat për Veronën i shënuan Caracciolo, Kean dhe Bessa.

Milani e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Susos në minutën e 90.