Ambasada turke në Uashington sot njoftoi se i pezullon kufizimet mbi vizat për shtetasit amerikanë, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmorën të njëjtin hap.

Të dy vendet i kufizuan lëshimin e vizave në tetor, kur autoritetet turke arrestuan një punonjës të Konsullatës Amerikane në Stamboll, me dyshimin për të qenë pjesë e organizatës të predikuesit islamik Fetullah Gjylen.

Përveç kësaj, Ambasada Turke informoi se Turqia nuk i ka dhënë garanci SHBA-së se punonjësit e misioneve diplomatike të SHBA të përfshira në përpjekjen e grushtit të shtetit të vitit të kaluar nuk do të ndiqen penalisht.

Turqia i kërkon SHBA-së që të ekstradojë Fetullah Gjylen, i cili jeton në shtetin amerikan të Pensilvanisë për dekada, nga ku e drejton rrjetin e tij global të kompanive dhe shkollave. Refuzimi i Shteteve të Bashkuara për të ekstraduar Gjylen ka përkeqësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.