Edhe përkundër rreshjeve të borës, rrugët në malësinë e Tetovës të lëvizshme

Malësia e Tetovës, respektivisht rruga që lidh fshatrat Llacë, Sellcë e Vicë dhe përkundër të rreshurave të borës vazhdon të jetë funksionale dhe lëvizja e banorëve bëhet pa asnjë problematikë.

Ekipet e kompanive kontraktuese tashmë gjenden në teren për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, ndërsa Sektori për veprimtari komunale, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës është gjithmonë në vëzhgim të situatës dhe punës që bëhet, me qëllim që të mos haset asnjë pengesë në lëvizjen e banorëve të malësisë së qytetit.