Sonte është shënuar edhe një incident në Çair, pas vrasjes së të riut 24 vjeçar.

Sipas policisë bëhet fjalë për personin 34 vjeçar me inicialet F.SH, i cili është hedhur nga ballkoni i katit të tretë, njofton TetovaSot.

Nuk dihen arsyet e këtij incidenti, por dyshohet se personi në fjalë ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendngjarje, dhe se i plagosuri është dërguar me urgjencë në Klinikën e Shkupit./TetovaSot/