Edhe një vajzë e Shkurtes i hynë muzikës

Edhe pse dikush nga ju mund ta ketë harruar ne ua sjellim në kujtesë se Besiana si fëmijë ka pasur gjithsej katër këngë të cilat pëlqeheshin shumë atë kohë.

E pas një pauze ajo ka vendos që të rikthehet sërish me këngë, por kësaj radhe me këngë për të rritur. E veçantë në stil dhe shumë unike në muzikë, ajo ka vendos që ta pushtoj skenën muzikore me këngët e saj, shkruan Kosovarja. E si për fillim Besiana ka lansuar këngën “Melodi” e cila është punuar nga Max Production dhe muzika është punuar nga Music Kriket.

Vlen të cekim se Besiana në këtë klip po duket shumë bukur, ja dhe kënga të cilën mund ta dëgjoni tani.