Edhe një deputet tjetër i partisë GROM, Panço Minov  që është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE po merrë pjesë në seancat parlamentare, duke refuzuar bojkotin e thirrur nga VMRO-DPMNE. Por ai ka theksuar se po merrë pjesë në komisionet parlamentare dhe punën e Kuvendit, për të merituar rrogën që merrë, ndërsa ka mohuar se do të braktisë VMRO-DPMNE-në.

“Deputeti kryen punën për ate që është zgjedhur. Vendi i tij është në Kuvend. Prania ime në Kuvend nuk do të thotë se kam braktisur koalicionin me VMRO-DPMNE” apo diçka tjetër”, theksoi Minov.

Ai tha se koalicioni i tyre nuk është në bojkot, por veçse nuk po merrë pjesë në seancat e Kuvendit. Por bashkëpartiaku i tij, Çedomir Sazdovski ka braktisur koalicionin me VMRO-DPMNE dhe po vepron si deputet i pavarur. Përveç tij në seanca po merrë pjesë e kryetari i Lidhjes Rome, Amdi Bajram, i cili nuk dihet se a ka braktisur koalicionin me partinë e Gruevskit.