Janë publikuar emrat e listës së shteteve të cilët kanë votuar pro dhe kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që njeh Jerusalemin si Kryeqytet të Izraelit.

E në mesin e këtyre shteteve, është edhe Maqedonia që ka votuar kundër Shteteve të Bashkuara sa i përket këtij vendimi, përcjell TetovaSot.

Asamblea e OKB-së votoi me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime rezolutën që kundërshton njohjen e SHBA nga Jeruzalemi si kryeqytet të Izraelit. Mes vendeve që kundërshtuan vendimin e 6 dhjetorit të Presidentit Donald Trump ishte edhe Shqipëria, ndërkohë që 6 vende të BE-së abstenuan.