Bayer Leverkusen dhe Werder Bremen janë dy skuadrat e tjera që siguruan një vend në fazën çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

“Aspirinat” morën një fitore të madhe pasi mposhtën 1-0 Borussia Moenchengladbach brenda në “Borussia Park” falë golit të realizuar nga talenti xhamajkan Leon Bailey në pjesën e dytë, ndërkohë që rezultoi një sfidë shumë e bukur ajo mes Werderit dhe Freiburgut që u fitua nga vendasit me rezultatin 3-2.

Golat e Belfodil dhe Kainz janë bënë më të thjeshta gjërat skuadrës nga “Weser Stadion”, por Freiburgu u rikthye në ndeshje që në fraksionin e parë falë golit të Petersen, por finalizimi i Bargfredes në të 67-tën vulosi kualifikimin e Werderit edhe pse miqtë shënuan sërish pak çaste më vonë me Ravet.

90 minuta në stol për Amir Abrashin, mesfushorin e Kombëtares shqiptare në këtë sfidë. Por duhet theksuar se Abrashi sapo është rikthyer nga një dëmtim i gjatë.