Rrjeti prestigjioz Spotify i ka shpallur si këngëtarët më të mirë të vitit, Ed Sheeran dhe Rihannën. Sipas tyre Ed është këngëtari më i dëgjuar, pasi pati 6.3 miliardë dëgjime në vitin 2017.

Ai po ashtu pati edhe albumin më të suksesshëm të vitit, “Divide” me 3.1 miliardë transmetime dhe top-këngën “Shape of You” me 1.4 miliardë dëgjime. Vlerësim të tillë pati edhe këngëtarja Rihanna edhe pse pa albume ajo u shpall artistja më e dëgjuar femër në mbarë botën.

Ditë më parë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mori vlerësimin si artistja femër më e dëgjuar në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë Revista Time e shpalli këngën e Duas, “New Rules”, si këngën më të mirë të vitit.