Emirates Stadium”, shtëpia e Arsenalit, është një prej stadiumeve moderne në Angli, por edhe ai, ashtu si shumica e impianteve të Premier Ligës, vuajnë problemin e higjienës dhe ekzaktësisht atë të minjve.

Inspektorët e higjienës gjatë raportit të tyre të përvitshëm kanë zbuluar fekalet e minjve deri në katër nivele të stadiumit, përfshirë edhe barin dhe kuzhinën VIP.

Inspektorët kanë identifikuar jashtëqitje minjsh deri në sipërfaqen e sobave dhe kanë urdhëruar nisjen urgjente të dezinfektimit nga klubi i Arsenalit.

Kjo nuk është hera e parë që minjtë janë banorë të stadiumeve të Premier Ligës. Pak vite më parë një problem të ngjashëm e pati edhe “Old Trafford” i Manchester United