Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, burime nga policia thanë se një grua është gjetur e vetëvarur në banesën e saj.

Lajmi është bërë publik nga Policia e Tiranës.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Në datë 05.12.2017, rreth orës 11:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kombinat, në Sharrë, një shtetase dyshohet se është vetëvarur.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:

Shtetasja L. L., 40 vjeçe, dyshohet se është  vetëvarur në banesën  e saj.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër, e cila sipas deklarimeve të familjareve vuante nga depresioni.

Trupi i pa jetë është gjetur nga familjarët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Global