Massimiliano Allegri ka probleme me dëmtimet në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër zikaltërve. Buffon nuk do të jetë, Dybala është në dyshim, Pjanic e Mandzukic nuk janë 100% dhe për këtë arsye Higuain do të mbajë peshën kryesore të sulmit bardhezi.

Në lidhje me Interin kryesues, Allegri theksoi se vlera e shtuar e zikaltërve është homologu i tij, Luciano Spalletti.

Po tregon aftësitë e tij duke konfirmuar gjërat e mira që ka bërë në karrierë. Në Romë ka bërë gjëra të mëdha, i shfrytëzon më së miri karakteristikat e lojtarëve që ka në dispozicion. I lexon mirë ndeshjet dhe është vlera e shtuar e Interit.  Ndeshja me Interin është një sfidë për titull, por ende jo përcaktuese për fatin e kampionatit”, u shpreh Allegri.