Këngëtari Blero Muharremi dhe blogerja Afrona Dika janë çift shumë i komentuar në mediet rozë.

Edhe pse shumë shpesh janë larg njëri-tjetrit, Blero dhe Afrona tregojnë publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Afrona është kthyer në Kosovë dhe përmes rrjeteve sociale, Blero ka treguar se si e priti ajo në shtëpi.

Ajo kishte përgatitur një darkë romantike, me një tavolinë të mbushur përplot me qirinj duke e befasuar Bleron i cili u ndje i lumtur për këtë gjë.

“E dua këtë e dashur @afronadika mu kthy nshpi te ti keshtu, e dua këtë”, shkruan Blero mbi fotografinë ku shihet ambienti romantik.