Moderatorja super seksi e SuperSportit Ilda Beljeri është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Përpos momenteve nga puna, Ilda është një nga moderatoret shqiptare që publikon shpesh foto të nxehta në profilet e saj në rrjetet sociale.

Bukuroshja është përfolur shpesh për lidhjet e saj me futbollistët e Kombëtares, por ajo nuk e ka pranuar asnjëherë se ka pasur lidhje me ndonjë nga djemtë kuqezi.

E ftuar në emisionin “Një kat më lart”, të moderatorit Ermal Peçi Ilda Bejleri u shpreh: “Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollist, por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja. Partneri im aktual nuk është futbollist…”, tha fillimisht Ilda.

E më pas ajo me një batutë duke përfshirë futbollin ka shtuar: “Porta ime është shumë e vogël, duhet ta marrësh shënjestrën shumë mirë…”