E enjtja e ardhshme, 21 dhjetori është ditë jopune për qytetarët e përkatësisë së komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë.

Siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në pajtim me Ligjin për festa, 21 dhjetori është Dita e Mësimit në Gjuhën Turke.