Ajo është një nga moderatoret më të pëlqyera dhe të dashura në ekranin shqiptar.

Ndonëse prej vitesh tashmë Jonida Vokshi është në moderimin e një emisioni, ajo është edhe një aktore mjaft e njohur në skenën e teatrit, por edhe në televizion.

Gjatë ditës së sotme moderatorja bukuroshe,  e cila bie gjithnjë në sy për pamjen e saj të ëmbël, ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” të moderatores Rudina Magjistari. Gjatë kësaj interviste Jonida ka folur rreth karrierës së saj dhe jo vetëm.

Moderatorja Magjistari e ka “ngacmuar” Jonidën rreth jetës private dhe si gjithnjë ajo është treguar si gjithnjë mjaft e rezervuar, pro duke lënë të kuptohet se është dikush në jetën e saj.

“Ka apo nuk ka, nuk kam ende diçka për të ndarë me publikun,”-u shpreh Vokshi gjatë intevistës.

Moderatorja bukuroshe u surprizua dhe emocionua gjatë intervistës pasi i erdhi dhe një video mesazh nga i vëllai i saj, ku ajo theksoi se ka marrëdhënie shumë të afërt me të.