Mbrëmë në orën 22:20 në rr. “Filipi i Dytë” automjeti “Folksvagen Bora” me targa të Shkupit, drejtuar nga Lj.Z. (36), ka goditur dy vajza nga Shkupi.

Në fatkeqësi, lëndime pësuan dy vajzat të cilat me automjet tjetër u dërguan në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku iu ofrua ndihma mjekësore, kumtoi MPB.

Tek njëra vajzë u konstatuan lëndime të rënda trupore dhe u mbajt për mjekim të mëtutjeshëm, përderisa tek tjetra vajzë janë konstatuar lëndime trupore dhe është dërguar në Klinikën për vesh, hundë dhe fyt pranë Qendrës klinike “Nëna Terezë”

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Shkup