Dy gra kanë vdekur dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një ballkon u rrëzua rreth orës dhjetë të mbrëmjes së shtunës në një festë të Krishtlindjeve në Melburn.

Gratë kishin marrë pjesë në këtë festë dhe ballkoni u rrëzua teksa ato mundoheshin të bënin një foto së bashku lartë në terrace, raporton The Sun.

Policia raportoi se më shumë se 30 persona po rrinin në ballkon teksa u rrëzua ai.

Personat e tjerë të cilët u lënduan janë jashtë rrezikut për jetë, ata menjëherë kanë marrë trajtim mjekësor.