Dy 16-vjeçarë B.T. dhe T.D. janë lënduar mbrëmë pasi në rrugën “Bosnjë e Hercegovina” në Shkup janë sulmuar nga një grup më i madh i personave të moshës prej 16 deri 18 vjeç.

Siç kumtoi MPB, rreth mesnatës në vendin e ngjarjes ka shkuar T.Z. (45) nga Shkupi dhe ka vërejtur se birin e tij T.D e kanë mbajtur shokët dhe kushërinjtë  e tij se nuk është ndjerë mirë dhe se ka marramendje, pas çfarë e ka dërguar në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza” për dhënie të ndihmës mjekësore.

Në bisedën me të birin e tij ai i ka sqaruar se derisa ka qenë së bashku me shokun e tij fizikisht është sulmuar nga një grup më i madh i personave ku më pas e ka humbur vetëdijen.

I mituri ka sqaruar se deri në sulmin fizik ka ardhur pasi paraprakisht shoku i tij ka pasur një zënkë me sulmuesit në oborrin e shkollës “së mesme Zef Lush Marku”. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe ndriçimin e plotë të rastit.