Këngëtarja Orhidea Latifi- Kida sot feston 20 vjetorin e lindjes.
Me rastin e kësaj dite të veçantë për të ajo ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq e fansa.
Kida gjithashtu ka pranuar dy surpriza të këndshme nga familja e saj dhe stafi i On Records, pamje të cilat ajo i ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Kida edhe pse e re në moshë ka arritur të krijoi një famë me sukseset e njëpasnjëshme si këngëtare.