Prokuroria publike në qytetin e Svilengradit në Bullgarinë Jugore me procedurë të shkurtuar ka ngritur aktakuza për trafik me njerëz kundër dy qytetarëve sirianë.

Sipas BTA, dy sirianët, të cilët kishin leje qëndrimi në Britani të Madhe, u arrestuan në hyrje të Bullgarisë nga territori turk në kalimin kufitar “Kapiten Andreevo”, shoqëruar nga një vajzë 25-vjeçare.

Tre udhëtarët u arrestuan pasi policia bullgare zbuloi se pasaporta e treguar nga vajza me prejardhje nga Iraku i takonte një gruaje tjetër dhe se ajo u përpoq të hynte në Bullgari me një pasaportë të huaj.