Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka nisur mesditën e sotme në selinë blu një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.
Takimi vjen vetëm dy ditë pas votimit në Kuvend vetëm më 69 votat e mazhorancës të kryeprokurores së re Arta Marku.
Seanca plenare u shoqërua me përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Kreu i opozitës Basha paralajmëroi një valë të re protestash në janar, ndërkohë Ambasada Amerikane dënoi dhunën në Kuvend.
Ndërkohë dje ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi akuza ndaj ambasadorëve Donald Lu dhe Vlahutin, që sipas tij po mbajnë anën e Edi Ramës.