Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje tha se policia ende nuk e ka njoftuar nëse janë gjetur personat që gjatë ditës së djeshme ia vodhën çantën me dokumentet personale dhe me afro 250 euro para.

“Jo ende nuk kam marrë ndonjë informatë nga policia”, tha Balje për Gazetën Express, të dielën.

Gjatë ditës së djeshme së pari hajnat ia thyen xhamin e veturës dhe nga aty vodhën çantën e deputetës. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 në një parking të lagjes “Arbana” të Prizrenit.

Policia e Kosovës po merret me rastin, ndërsa rasti nuk është përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë.