Këngëtarja e njohur Dua Lipa gjithmonë është shprehur krenare me prejardhjen e saj shqiptare.

Ndonëse ka kohë që jeton jashtë Kosovës, Dua së fundmi ka dëshmuar se ajo është shumë e dhënë edhe pas ushqimeve tradicionale shqiptare.

Ylli shqiptar së fundmi është takuar edhe me një tjetër shqiptar të suksesshëm në Amerikë.

Bëhet fjalë për Arian Asllanin i cili njihet me nofkën Action Bronson. Bronson ka ftuar Duan në emisionin të cilin ai e drejton “Untitled Action Bronson”.

Dua në këtë emision ka zgjedhur të gatuaj ushqim tradicional shqiptar, pra pite me spinaq. Këngëtarja e njohur me këtë ka treguar se ajo përveç në muzikë, di të jetë e mirë edhe në kuzhinë.

Ndërkohë që pjesë e këtij emisioni është bërë më pas edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Merita Halili, e cila gjithashtu ka kënduar edhe disa këngë ‘live’.

Një spektakël i vërtetë televiziv në zemër të të cilit ishin shqiptarët