Dua Lipa pozicionohet në vendin e parë si këngëtarja më e kërkuar në Britani të Madhe.

Kështu thuhet nëse bazohemi në Spotify, e cila zbuluar listën, ku pas shqiptares kanë mbetur Ariana Grande, Beyonce, Rihanna dhe Taylor Swift.

Gjithashtu bukuroshja jonë u zgjodh këngëtarja femër e vitit 2017, sipas revistës së mirënjohur “TIME”, ku ka lënë pas edhe Luis Fonsin me këngën e njohur “Despacito”.

Për këtë Dua i falënderoi të gjithë, duke u shprehur mirënjohje për përkrahjen, që i dhanë gjatë gjithë kohës.

Ky mesazh i publikuar mori shumë komente pozitive dhe një prej tyre ishte edhe koleges së Duas, këngëtares së famshme Katy Perry.

“E paske mbytur fare mbretëreshë”, ka shkruar Katy në llogarinë personale të Isntagramit të Duas.

Image

Kënga “New Rules” e Duas është shfaqur nëpër ekranet e mëdha të New Yorkut mbi 1.5 milion herë. Kujtojmë se deri më tani ky hit është shikuar mbi 754 milionë herë në YouTube.