Për të 38-ën herë me radhë do të organizohet ngjarja e Brit Awards e cila do të mbahet më 21 shkurt në O2 Arena në Londër.

Këtë ngjarje do ta udhëheqë komediani Jack Whitehall, i cili do të mirëpresë shumë artistë në këtë skenë.

E ndër emrat që janë konfirmuar është edhe këngëtarja Dua Lipa.

Ajo është shprehur tejet e gëzuar për lajmin.

“Nuk më besohet. Ëndrra mu bë realitet. Do të performoj në Brit Awards më 21 shkurt” ka shkruar ajo.

Këngëtarët e tjerë që janë të konfirmuar janë edhe Ed Sheeran, Sam Smith dhe Sotormzy.

Image