Kantautori i njohur kosovar, Dren Abazi dhe bendi i tij Zig Zag Orchestra pritet që të promovojnë albumin e tyre më të ri

Këtë ata do ta bëjnë në një mënyrë më ndryshe.

Dreni dhe Zig Zag Orchestra pritet që të bëjnë një koncert i cili përpos që parkon me 10 vjetorin e themelimit të grupit ata do të promovojnë edhe albumin e tyre më të ri.

Ky është njoftimi i Drenit dhe Zig Zag Orchestras i bërë nëpër rrjetet sociale.

Një natë “Mes Yjesh”

Pas një suksesi të gjatë e të padiskutueshëm në skena të rëndësishme europiane dhe në mbarë trojet shqiptare, më në fund rikthehet në Tiranë, një nga artistët më të sukseshëm shqiptar të viteve të fundit, Dren Abazi.

Kantautori Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra, një nga bandat shqiptare më autentike, do të promovojnë albumin e tyre më të ri me një koncert live, i cili premton një eksperiencë magjike për publikun kryeqytetas.

Drenin, në këtë koncert special, I cili përkon edhe me 10 vjetorin e tij në skenë, do ta shoqërojë orkestra e madhe prej 15 instrumentistësh.

Albumi, “Mes Yjesh” përmbledh disa prej produksioneve më të mira të band-it të publikuara gjatë viteve të fundit. Të gjitha copëza të një repertori ku ndërthuren mjeshtërisht ritmet ballkanike me nota jazz apo me nuanca klezmer dhe ska.

Bëhu pjesë e një nate “Mes Yjesh”, me muzikë live, emocione unike dhe surpriza!

Dren Abazi & Zig Zag Orchestra

E enjte – 28 dhjetor

Ora 20:00

Në Qëndrën Kulturore të Katedrales Ortodokse, Tiranë

Biletat mund ti gjeni ne Tiranë pranë :

Hugo

Radio Bar

Destil Hotel