-Drejtori i Byrosë federale amerikane (FBI), Kristofer Rej, i hodhi poshtë sulmet e presidentit Donald Tramp, duke cekur se “nuk ka institucion më të drejtë se FBI-ja”.

Rej sot dëshmoi para këshillit të jurisprudencës së Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, përderisa demokratët dhe republikanët debatonin rreth rëndësisë së sulmeve të Trampit drejtuar policisë federale.

Para disa ditëve Tramp e sulmoi FBI-në, duke pohuar se ai është një institucion i anshëm, reputacioni i të cilit është “më i keqi në histori” dhe i bëri thirrje Rejit ta “pastrojë shtëpinë”.