Draft teksti i Projektligjit për Energji është gati dhe do të publikohet sot me qëllim të përfshirjes së opinionit të gjerë publik, i cili do të ketë mundësi që gjatë javës së ardhshme në debate publike me ekspertë të fushës, të gjithë palët të kenë mundësi të japin mendimin dhe kontributin e tyre në krijimin e një teksti final cilësor të projektligjit të ri, informoi sot  Ministria e Ekonomisë.

Draft teksti i Projektligjit për Energji do të publikohet në faqen elektronike të Regjistrit të Vetëm Elektronik të Regulloreve të Republikës së Maqedonisë (ENER) www.ener.gov.mk dhe në faqen elektronike të Ministrisë së Ekonomisë www.economy.gov.mk.

Në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë,  përmendet se nevoja për miratimin e një ligji të ri energjetik rrjedh nga detyrimi që Republika e Maqedonisë ka nga pakoja e tretë e direktivave/rregulloreve të energjisë të Bashkimit Evropian, si shtet nënshkrues i Traktatit për themelimin e Komunitetit të Energjisë, i cili ka ndërmarrë detyrime të shumta, ndër të tjera harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së.

Global