Conte është dorëzuar për titull dhe tani thotë se objektivi i “Bluve të Londrës” është top katërshja.

Kampioni aktual i Premierligës, Chelsea, duket se nuk do t’ia arrijë të mbrojë titullin, pasi aktualisht është 16 pikë prapa liderit, Manchester City.

Tashmë për Blutë e Londrës është caktuar një objektiv tjetër, sigurimi i një vendi që dërgon në Ligën e kampionëve, këtë e ka konfirmuar, Anotnio Conte.

“Mendoj, në ligë, nëse përfundojmë në top katërshe – do të ishte një sezon i suksesshëm”, tha Conte.

“Kjo është liga e vetme që luftojnë për titull gjashtë ekipe çdo sezon dhe aty janë vetëm katër pozita për Ligën e Kampionëve dhe dy për Europa League. Natyrisht, objektivi jonë është zona Champions”, shtoi Conte.

Chelsea gjendet në pozitën e dytë pas 20 xhirove me 42 pikë, 16 më pak se lideri, Manchester City.