“Kryeministër na po vim met ndihmu”

Sot po mbahet një aksion simbolik “humanitar” me moton “Kryeministër na po vim met ndihmu”, ku njerëz ‘të vullnetit të mirë’ para objketit të Qeverisë shkuan t’i dërgojnë kravatat kryeministrit, i cili ia ka rritur pagën vetes qindpërqind, e që tani e merr 2950 euro.

Me këtë rast, drejtori i zyrës për informim në Qeveri, Halil Matoshi u ka dhënë qytetarëve nga një zarf të punës 100 ditëshe të Qeverisë.

Ndryshe, aksioni po vazhdon ende, me ç’rast organizatorët e tij po mbajnë edhe konferencë për media. Ndërkohë, në një emision televiziv, Ramush Haradinaj kishte thënë se duhet të blejë këmisha dhe kravata dhe si kryeministër nuk mund të dalë gjithqysh.