Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në orën 13 do të dorëzohet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2017.

Në sferën e edukimit dhe arsimit çmimin do ta marrin profesori dhe shkrimtari Venko Andonovski dhe historiani Naim Alimi.

Në sferën e kulturës dhe artit çmimi sivjet u ndahet artistit muzikor Garabet Tavitjan, shkrimtarit Jordan Plevnesh dhe filmologes Ilindenka Petrusheva.

Vendimin e solli Këshilli organizativ për çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” nën kryesimin e akademikut Vllado Kambovski.

“Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë për realizime shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit të njeriut dhe veprimtarisë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë

Global