Kryetari i SHBA SHBA-ve, Donald Trump dekoroi me çmimin “Arritje në Jetë” kreun e BFI-së, Sulejman Rexhepin për shërbimin e bërë ndaj shoqërisë gjatë 16 viteve sa është në këtë pozitë.

Rexhepi tha se jetën e tij ia kishte kushtuar ruajtjes së Islamit tradicional shqiptar i cili shpesh është kanosur nga grupe të ndryshme fetare. Rexhepi tha se veprimet e tij janë në linjë me politikën amerikane. Ai u zotua se do të punojë edhe më tutje për ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë multi-etnike dhe për ta çuar përpara në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.

Shkëlqesisë së tij dhe kryetarit të SHBA-ve, i cili ka vlerësuar punën tonë, sukseset e arritura të miat jetësore, prandaj me një shprehje dhe me një fjalë, këtu para jush publikisht të them: Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Tre herë. Këtë mirënjohje nuk e konsideroj si të rastësishme, por mbi të gjitha e shoh si një vlerësim të bashkëpunimit dhe të bashkërenimit, të angazhimeve të përbashkëta në drejtim të lartësimit të vlerave të të dy popujve, popullit shqiptar dhe atij amerikan. E lus të Plotëfuqishmin, Allahun ta bekojë popullin amerikan. Zoti i dhashtë jetë Presidentit, ekselencës së tij, Donald Trump që ta udhëheqë në rrugën e shëndoshë, me perspektivë – deklaroi Sulejman Rexhepi, BFI.