Ari i quajtur “Veja në sy” është një kilogram ar i pastër dhe kushton 130 mijë euro.

Ky ar është me diametër prej 100 milimetrave dhe përkujton në “ve në sy” të cilin e përcjellë “tartufi” i krijuar prej legurës së argjendit 95 përqindësh dhe me depozitë nga nikeli i zi, gjithashtu i rëndë një kilogram.

Dukati i serisë “Mrekullia franceze” është krijuar nga 99.99 për qind të arit të pastër në gjithsej 11 ekzemplarë, ndërsa çmimi është 130.000 euro që e bën dukatin më të shtrenjtë në Evropë.

Bëhet fjalë për edicionin e posaçëm të argjendarisë shtetërore franceze Monnaie de Paris, e cila çdo vit editon dukat një kilogramësh në bashkëpunim me brende luksoze nga ky vend, siç janë Cartier, Baccarat, Sevres apo Van Cleef & Arpels, transmeton Gazetametro.

Sivjet është realizuar bashkëpunimi në mes të Monnaie de Paris dhe restorantit Guy Savoy, i cili është shpallur restoranti më i mirë në botë në vitin 2017, ndërsa rezultati është harmonia e shijshme e kuzhinës së shkëlqyer dhe metalit të çmueshëm.

Kështu dukati me diametër 100 milimetra përkujton një “Ve në sy” të cilin e përcjellë “tartufi” i përpunuar nga legura e argjendit 95 përqindësh dhe me depozitë nga nikeli i zi, gjithashtu i rëndë një kilogram.

Dukati dhe përcjellësi i tij i argjendi janë ekspozuar në kutinë luksoze të krijuar nga fijet e karbonit, gjë që e bën artikullin subjekt interesant për koleksionistë.

Natyra ekskluzive e dukatit i jep çmim tri herë më të madh nga vlera e arit nga i cili është krijuar, pasi një kilogram ari kushton rreth 36.000 euro.

E veçanta e këtij dukati është se është unik, gjegjësisht fakti se ekzistojnë vetëm 11 ekzemplarë në botë. Këto subjekte për koleksionistët janë treguar gjithmonë investim i mirë, sepse me kohë çmimi ju rritet.