Në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë për herë të parë janë publikuar dhe janë qasëse shumë dokumente dhe informata me karakter publik, me qëllim të avancimit të transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa në pajtueshmëri të vendimit të seancës së 34-të të Qeverisë me të cilën institucionet zotohen publikisht, përmes ueb faqeve zyrtare të publikojnë dokument nga fusha e punës.

Nga Ministria njoftuan se dokumentet e publikuara janë qasëse në ueb faqen e tyre zyrtare www.zdravstvo.gov.mk, në kategorinë PRES – lista e informatave me karakter publik, në likun vijues http://zdravstvo.gov.mk/lista-na-informacii-od-javen-karakter/ .

Midis dokumenteve qasëse janë: buxheti i Ministrisë për vitin vijuese dhe vitet paraprake, raporte revizore, plane vjetore për furnizime publike, rregullore për sistematizim të vendeve të punës dhe rregullore për organizim, ligje dhe akte nënligjore në kompetencë të Ministrisë, organogram për organizim të brendshëm, listë e të punësuarve me telefonat zyrtar dhe e-mail adresa dhe informata të tjera me karakter publik.

Gjithashtu, në ueb faqen është qasës edhe kalendari i ngjarjeve të organizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore publike, i cili rrjedhimisht azhurnohet.